Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e modës së vitit dhe megjithëse pak njerëz marrin ftesë, ata duhet të paguajnë 75,000 dollarë biletën. Met Gala bëhet çdo të hënë të parë të majit dhe me ardhjen e saj çdo herë diskutohet edhe për koston e biletave. Procesi fillon me marrjen e një ftese, nuk mund të blejë kushdo një biletë, edhe nëse janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash.
Biletat individuale për Met Gala-n këtë vit kanë kushtuar 75,000 dollarë, krahasuar me 50,000 dollarë në vitin 2023. Çmimi i tavolinave fillon nga 350,000 dollarë. Shpesh, shtëpitë e modës blejnë tavolina dhe ftojnë personalitete me profil të lartë. Për këtë arsye, edhe yjet më të pasur rrallëherë paguajnë çmimin e plotë për vendet e tyre.
Ndërkaq, fustani i Jennifer Lopez në Met Gala 2024 ka tejkaluar çdo pritshmëri. Një fustan mahnitës i gjithi i krijuar me dorë nga shtëpia e modës Schiaparelli Haute Couture dhe i krijuar nga Daniel Roseberry. Sipas njoftimit zyrtar të shtëpisë së modës, fustani pa rripa dhe i gjithi tyl i qëndisur që krijonte një iluzion me pamjen, ishte i qëndisur me perla agjendi dhe diamante të rremë. U deshën mbi 2.5 milionë rruaza argjendi për t’u bërë dhe 800 orë qëndisje me dorë.