Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj pas marrëveshjes fillestare ShBA-Iran

- Advertisement -

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të hënën, duke prekur nivelin më të ulët në tre muaj, pas njoftimeve për një marrëveshje fillestare mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për përfundimin e luftës dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, raportoi Reuters.

Nafta Brent ra me 4.2 për qind në 83.68 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI humbi 4.9 për qind, duke zbritur në 80.75 dollarë për fuçi.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “e hapur pa tarifa”, ndërsa bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të marrë fund.

Analistët vlerësojnë se tregjet po heqin gradualisht “preminë e rrezikut gjeopolitik”, ndërsa fokusi tashmë është zhvendosur te rikthimi i furnizimeve globale me naftë dhe gaz.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se dëmet ekonomike dhe infrastrukturore të shkaktuara nga konflikti nuk mund të riparohen brenda natës.

Të ngjashme

Të fundit