-1.8 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

Club Brugge e eliminon Atalantan, kualifikohen edhe Bayern e Benfica

- Advertisement -

Club Brugge ka shkaktuar befasinë e dytë të mbrëmjes, për të eliminuar Atalantan nga Liga e Kampionëve, derisa me vështirësi tutje avancuan Bayern Munich dhe Benfica.

Skuadra belge pas fitores 1:2 në ndeshjen e parë, regjistroi triumf edhe në udhëtim me rezultat 1:3.

Cehmsdine Talbi pas vetëm tre minutave lojë me një gol të bukur e kaloi Brugge në epërsi (3’).

I njëjti pastaj u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer për ta dyfishuar epërsinë (27’).

Kurse goditjen finale ia dha Christos Tzolis pas asistimit të Ferran Jutgla (45+3’).

Atalanta tentoi të këndellet në pjesën e dytë, për të ngushtuar epërsinë me Ademola Lookman (46’), mirëpo ishte e tëra që arritën të bënin.

Lookman në fakt realizoi edhe një herë që iu anulua për pozitë jashtë loje, derisa edhe humbi një penallti.

Ndërkohë, Bayern Munichu ka eliminuar Celticun me rezultat të përgjithshëm 3:2.

“Bavarezzët” e siguruan avancimin tutje falë mbrojtësit Alphonso Davies që shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, për të mos lejuar vazhdimet (90+4’).

Celtic ishte në epërsi deri vonë falë golit të Kuhn, mirëpo që “Bavarezzët” realizuan krejt në fund për të siguruar “biletën” për në 1/8 e finales.

Në anën tjetër, Benfica e ka eliminuar me mund Monacon, me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Vendasit avancuan të parët falë Akturkoglut që shënoi pas asistimit të Pavlidis (22’).

Mirëpo, vetëm 10 minuta më vonë Monaco u kthye në lojë përmes Minaminos (32’).

Francezët pastaj e përmbysen epërsinë ku Ben Seghir shënoi pas asistimit të Akliouche (51’).

Benfica arriti ta barazonte me Pavlidis që realizoi nga pika e bardhë (76’), por vetëm pesë minuta më vonë Monaco prapë u kthye në lojë falë Ilenikhena (81’).

Megjithatë, Benfica ishte e vendosur për kualifikim që e arriti përmes Kokcu (83’).

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit