Skuadra e Bashkimit ka regjistruar humbjen e parë në FIBA Europe Cup.
Të mërkurën, në kuadër të xhiros së tretë të fazës grupore, Bashkimi u mposht në Estoni.
Ndeshjen e Grupit F, e fitoi BigBank/Kalev me shifrat 88:84.
Ndeshja ishte e fortë dhe shumë e ngushtë, por në fund, skuadra vendase arriti të triumfojë.
Lejson Zeqiri me 23 pikë ishte më efikasi te Bashkimi kurse Divine Myles pati 20 pikë.






