Manchester City është afër blerjes së kartonit të tinejxherit të Leeds United, Finlay Gorman.
Fituesi i tripletës dhe klubi nga Championshipi janë pajtuar për një shumë shtatëshifrore e cila është rekord në Britaninë e Madhe për një futbollist të kësaj moshe.
Edhe pse ende po punohet rreth kontratës, tashmë është e pritshme që Gormani të kalojë te kampioni anglez dhe evropian.