City e fiton ndaj Arsenalit, i afrohet në tri pikë me një ndeshje më pak

- Advertisement -

Manchester City ka marrë një fitore të madhe në rrugëtimin për titullin kampion në Premierligë, pas triumfit ndaj liderit të tabelës, Arsenalit.

“Cityzens” fituan 2-1 në “Etihad”, me ndeshjen që u luajt në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë.

Ishin vendasit që shënuan të parët, me anë të Rayan Cherkit, i cili shënoi në minutën e 16-të të ndeshjes.

Dy minuta më vonë erdhi goli i barazimit nga Arsenali, pas një gabimi të rëndë nga portieri i Cityt, Gianluigi Donnarumma.

Në tentim për të larguar topin, Donnarumma e goditi në këmbë Kai Havertzin, që e barazoi rezultatin në 1-1.

Pjesa e parë u mbyll baras, teksa golin e fitores City e shënoi në minutën e 66-të.

Ishte norvegjezi Erling Haaland që shënoi për 2-1.

Me këtë fitore të madhe, City i afrohet Arsenalit në vetëm tri pikë, teksa e ka edhe një ndeshje më pak – në rast se e fiton, barazohet me pikë.

City i ka 67 pikë, derisa Arsenali i ka 70 pikë.

Të ngjashme

Të fundit