Çitaku: Kur vjen puna te Drenica dhe eksponentët e UÇK-së, Albin Kurti ka problem me vetveten

- Advertisement -

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se kur vije puna te Drenica dhe eksponentët e luftës së UÇK-së në veçanti, Albin Kurti ka problem me vetveten.

Kjo pasi sipas Çitakut, Kurti nuk ishte pjesë e proceseve të rëndësishme historike pikërisht për shkak të zgjedhjeve që i bëri.

“Mendoj që kur vije puna te Drenica dhe eksponentët e luftës së UÇK-së në veçanti, Albin Kurti ka problem me veten dhe me historinë. Ai ka dështuar të jetë pjesë e proceseve të rëndësishme, unike dhe të papërsëritshme historike. Për shkak të zgjedhjeve që ka bërë ai vetë, nuk e ka vendin që do dëshironte ta ketë në histori dhe meqë nuk mund ta ndryshojë historinë, por tash ai synon të njollosë secilin protagonist të UÇK-së dhe të aktit të shpalljes së pavarësisht së Kosovës”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit