24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Çitaku i reagon Kurtit: As në 2013 e as në 2015 nuk ka pasur statut për Asociacionin, e sollët ju

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Kurti, se statute i Asociacionit është larg më I mirë se sa marrëveshja e 2013 e ajo e 2015. Çitaku përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në fakt në vitet e lartëpërmendura, nuk ka patur fare statut për Asociacionin, por atë e solli Kurti.

Ajo tutje ka kritikuar Kurtin për mostransparencë. “E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë.

Pak transparence”- ka shkruar ndër të tjera Çitaku.

Postimi i plotë:

Qesharake këto pëpjekjet e Kryeministrit për të justifikuar pranimin e Asociacionit.

Kryeministër, as në 2013 e as 2015 NUK ka pasur STATUT për asociacionin.

Statuitin e sollët ju.

E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë.

Pak transparencë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit