Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se “bandat kriminale kanë marrë zemër” nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), derisa ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë pas një konflikti të armatosur mes dy grupeve të dielën në mbrëmje.
“Bandat kriminale kanë marrë zemër. Terror, vrasje, plaçkitje, ikje nga burgjet. Ku është dora e shtetit? Ku është Ministri i Punëve të Brendshme? Ku është Ministrja e Drejtësisë? Kjo është dorëzim. Qeversije e reduktuar në propagandë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook” të hënën gjatë ditës.