Çitaku: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka përsëritur kërkesën drejtuar Albin Kurtit që të shkojë në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e situatës institucionale.

“Sot, bashkë me asamblistët e PDK-së nga Lipjani, përsëritëm kërkesën tonë para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kritikuar Kurtin, duke thënë se shteti, institucionet dhe interesat e qytetarëve nuk duhet të mbahen peng për kalkulime individuale dhe partiake.

Të ngjashme

Të fundit