Ish-lojtari i NFL-së, Johnny Manziel, i ka befasuar ndjekësit e tij teksa ka ripostuar në rrjetet sociale një moment intim me të dashurën në banjë.
Pasi Manziel ka festuar 32-vjetorin e tij, Josie Canseco e ka uruar partnerin duke shfaqur një video teksa çifti bëjnë dush.
Në video, Johhny duket se i pastron shpinën të dashurës së tij, mirëpo momenti i publikuar të lë te kuptosh se dyshja mund të kenë qenë dhe në momente intime gjatë shkrepjes.
Ndërsa janë shfaqur të dy lakuriq, Canseco ka shkruar krahas postimit se është shumë me fat dhe krenare për mashkullin që ka në krahë.
“Një dashuri si ti. Miku im më i mirë dhe pafundësia ime. Jam shumë krenare për njeriun i cili je. Ti je personi me zemrën më të veçantë që kam takuar ndonjëherë. Si pata kaq fat. Gëzuar ditëlindjen bebi im”.