Christina Aguilera ka marrë një drejtim të ri që lidhet me karrierën e saj muzikore.
Këngëtarja 43-vjeçare nënshkroi kontratë me 5020 Records, duke lënë labelin e saj prej vitesh RCA Records, konfirmoi Variety përmes një përfaqësuesi të Sony Music.
Fansat vunë re për herë të parë muaj më parë se logoja e 5020 u shfaq në faqen e saj zyrtare, duke ndezur spekulime se ajo do të largohej nga RCA.
5020 është një ekip latine e bazuar në Miami me yje si Nathy Peluso dhe Kenia Os në listën e saj.
Christina bashkëpunoi me RCA për 26 vjet.