Chelsea është finalisti i dytë i FA Cup, pasi në gjysmëfinale ka triumfuar ndaj Leeds United me rezultat minimal 1-0, duke u rikthyer te fitorja pas disa rezultateve negative.
Ndeshja nisi më mirë për Leeds, që rrezikoi përmes Brenden Aaronson, por portieri Robert Sanchez reagoi me një pritje vendimtare për të shmangur golin.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 23-të, kur Enzo Fernandez realizoi me kokë nga afërsia pas një asistimi të saktë nga Pedro Neto.
Në pjesën e dytë, Leeds tentoi të rikthehej në lojë, duke rrezikuar edhe me Anton Stach, por Sanchez ishte sërish në formë të shkëlqyer.
Chelsea do të përballet me Manchester City, që eliminoi Southampton në gjysmëfinalen tjetër.






