Skuadra e Chelseat ka shënuar një fitore të thellë 6:2 si mysafir i Wolvesit në ndeshjen e javës së dytë në Premier League.
Qysh në minutën e dytë, Blutë e Londrës shënuan gol me anë të Nicolas Jacksonit.
Në minutën e 27’të, vendasit barazuan shifrat me anë të Cunha.
Kurse në minutat e fundit të pjesës së parë, u shënuan edhe dy gola, Larsen dhe Cole Palmer realizuan.
E gjithë pjesa e dytë i takoi Chelseat, duke shënuar kështu edhe katër gola tjerë: Noni Madueke (3) dhe Joao Felix shënuan golat në 45 minutëshin e fundit.
Kujtojmë që kjo ishte fitorja e parë e Enzo Marescas në drejtimin e Chelseat, pasi në xhiron e parë u mposht nga Manchester City.