Skuadra e Chelseat e ka fituar përballjen e xhiros së 28-të të Premier Leagues angleze të zhvilluar të dielën ndaj Leicester Cityt.
“Blutë” fituan 1:0 dhe e kanë kaluar në renditje kampionin në fuqi, Manchester Cityn.
Sulmuesi Cole Palmer e humbi penalltinë në minutën e 22-të, ndërsa mbrojtësi Marc Cucurella, ia siguroi fitoren vendësve me golin e shënuar pas një ore lojë.
Chelsea në pozitën e katërt tani ka 49 pikë, dy më shumë se Manchester City.
Leicester City thellohet edhe më shumë në krizë.
Aktualisht ka 17 pikë në vendin e 19-të, përkatësisht të parafundit.