12.1 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Chelsea fiton derbin ndaj Leicester Cityt

- Advertisement -

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe si mysafir i Leicester Cityt, në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë.

“Blutë” e Londrës shënuan fitore komode me rezultat 1:3, për ta vazhduar formën fantastike.

Ben Chilwell me një goditje vollej kaloi Chelsean në epërsi pas një harkimi të bukur të Kalidou Koulibalyt (11′).

Joao Felix kishte mundësinë të dyfishonte epërsinë, por që nuk arriti ta finalizojë duke gjuajtur pranë shtyllës së djathtë.

Në fakt, portugezi shënoi një gol të bukur por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj, Leicester arriti të kthehet në lojë përmes Patson Daka që realizoi një gol fantastik (39′).

Sidoqoftë, në përfundimin e pjesës së parë Enzo Fernandes dhuroi një asistim mahnitës për Kai Havertz, që me një parabolë riktheu epërsinë e mysafirëve (45+6′).

Chelsea ishte më dominuese edhe gjatë pjesës së dytë, me Mykhailo Mudryk që shënoi një gol të bukur, por u anulua sërish nga VAR-i (75′).

Por, tre minuta më vonë ukrainasi asistoi për Mateo Kovacic që vulosi fitoren (78′).

Me këtë fitore, Chelsea vazhdon të renditët në pozitën e 10-të me 37 pikë, derisa Leicester renditët në pozitën e 16-të me 24 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit