-6.2 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Çfarë ka ndodhur? Sandra Bullock fotografohet duket ecur me paterica

- Advertisement -

Aktorja e njohur e filmit “Speed” i ka çuditur të gjithë teksa është shfaqur duke u mbajtur në dy paterica dhe duke ecur me vështirësi në rrugë me ndihmën e gruaje të panjohur. Mediat nuk kanë zbuluar akoma asgjë detaj rreth ndonjë problemi të mundshëm shëndetësor të aktores, por ajo u fotografua në Santa Monica, duke dalë nga një qendër fizioterapie, me dy paterica mbështetëse dhe me ndihmën e një zonje që e shoqëron deri te makina e aktores.

Çfarë ka ndodhur? Sandra Bullock fotografohet duket ecur me paterica 

FOTO: BACKGRID

Fituesja e çmimit Oscar kishte zgjedhur një stil veshjeje shumë praktik dhe sportiv, me një kapele bejsbolli dhe një bluzë me kapuç në ngjyrë gri.

Çfarë ka ndodhur? Sandra Bullock fotografohet duket ecur me paterica 

FOTO: BACKGRID

Muaji gusht është padyshim një nga më të vështirët për të, përpos problemeve të dukshme shëndetësore, ky muaj shënon edhe një vjetorin e ndarjes nga jeta të partnerit të aj Bryan Randall.

Sipas mediave, fotografi vdiq në moshën 57-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen ALS (sklerozën amiotrofike laterale). Aktorja e njohur, që ka mbushur 60 vjeç muajin e kaluar, e ka përshkruar Bryan si “dashurinë e jetës së saj”. Madje duke folur në një episod të “Red Table Talk” aktorja rrëfeu për dakordësinë mes të dyve për të rritur fëmijët bashkë dhe për të shijuar jetën si çift.

Çfarë ka ndodhur? Sandra Bullock fotografohet duket ecur me paterica 

FOTO: Getty

 

Kujtojmë që Sandra Bullock ka adoptuar një djalë dhe një vajzë, ndërsa fotografi i ndjerë ishte baba i një vajze nga një lidhje e mëparshme. Pavarësisht humbjes së partnerit, Sandra flitet që po përgatitet për t’u rikthyer në kinema me filmin “Practical Magic 2”, ku do të interpretojë bashkë me yllin Nicole Kidman.

Përtej problemeve shëndetësore, zërat thonë se puna dhe përgatitjet për filmin e ri vazhdojnë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit