10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Çfarë i bëri bashkë? Ben Affleck shfaqet me Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorten (Foto)

- Advertisement -

Ben Affleck dukej i tensionuar të mërkurën në mëngjes, kur u ribashkua me bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez.

Çifti, i cili thuhet se po jeton i ndarë dhe së shpejti do të shpallin ndarjen, u pa bashkë në diplomimin e djalit 12-vjeçar të aktorit të famshëm.

51-vjeçari mbërriti në ceremoni me nënën e tij, Chris Anne Boldt. Ai mbante veshur një xhaketë blu të errët, këmishë të bardhë dhe jelek. Gjithashtu u vu re se Ben ende e kishte në gisht unazën e martesës.

Nga ana tjetër, Jennifer Lopez u shfaq së bashku me dy fëmijët e saj, Max dhe Emm, 16 vjeç. 54-vjeçarja ishte veshur me një fustan elegant dhe taka të larta.

E sigurisht që në këtë ceremoni nuk mund të mungonte ish-bashkëshortja e Ben, Jennifer Garner. 52-vjeçarja dhe Affleck kanë 3 fëmijë së bashku, Samuel, Violet dhe Seraphina.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit