Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” tashmë do të njihet ndërkombëtarisht.
Në Paris, Oda Ekonomike e Kosovës është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike, për lëshimin e Certifikatave të Origjinës me validitet global.
“Sot, produktet kosovare marrin një dimension të ri në tregjet globale, duke e prezantuar vendin me më shumë besueshmëri dhe dinjitet ekonomik. Një moment krenarie për Kosovën, bizneset tona dhe çdo produkt që mban emrin “Made in Kosova’”, thuhet nga Oda Ekonomike Kosovare.






