19.2 C
New York
Friday, November 6, 2026

Buy now

Ceremonia u shty për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

- Advertisement -

 

Ceremonia e shumëpërfolur e diplomimit të 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet sot.

Ata ishte paraparë që të diplomonin më 30 tetor, por që ceremonia nuk u mbajt për shkak të mungesës së uniformave.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme siç merr vesh lajmi.net ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 16:00.

Tashmë janë siguruar uniformat për mbi 300 kadetët e gjeneratës së 63-të të policisë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ditë më parë është pyetur për mungesën e uniformave dhe për gjendjen e mjerueshme të uniformave që veçse i posedojnë policët, por i njëjti veç deklaroi shkurtimisht që diplomimi do të jetë të premten.

Ndryshe në lidhje me mungesën e këtyre uniformave pati reagime të shumta, pasi procesi veçse po shkonte drejt dështimit pikërisht mbi këtë arsye.

Në lidhje me zhvillimet e shumta dhe dështimet e shumta të tenderëve në Polici të Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar mbrëmë për suspendimin e drejtorit të Prokurimit në Polici të Kosovës, pasi ai dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij.

Të ngjashme

Të fundit