9.3 C
New York
Saturday, April 13, 2024

Buy now

Cardi B flet për komentet negative në rrjetet sociale: “Kisha frikë”

- Advertisement -

“U ndjeva sikur e humba veten dhe gjithçka”, u shpreh ajo në një intervistë për “Complex 360 with Speedy”.

“Shumë nga komentuesit e muzikës sime dhe të tjerë po shkruanin se unë kisha frikë të publikoja albumin e ri. Vjet mezi publikova muzikë të re, kisha frikë të bëja çdo gjë. Kisha frikë të postoja foto, kisha frikë të shkoja në festa dhe ditën tjetër të shihja njerëz, kisha frikë çfarë do thoshin për mua”, vazhdoi më tej reperja.

Cardi B flet për komentet negative në rrjetet sociale: “Kisha

GETTY

Për të vulosur eksperiencën e saj të vështirë, Cardi B tregoi edhe një situatë nga dita e Shën Valentinit, kur sipas saj, vitin që shkoi ishte puthur më bashkëshortin në një nga daljet e tyre dhe për të mbuluar gjithë shenjat e saj në fytyrë nga buzëkuqi, kishte mbuluar fytyrën me telefon.

“Ditën tjetër mediat shkruan lajme për mua duke thënë se kam bërë hundën operacion. Është e tmerrshme. Unë as nuk dua që njerëzit të dinë ku jam dhë çfarë po bëj”, rrëfeu Cardi B.

Mesa duket jeta prej VIP-i s’është hiç e lehtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit