Analisti politik, Blerim Canaj, ka vlerësuar se Raporti i Progresit nuk paraqet dallime të mëdha në krahasim me raportet e viteve të kaluara, duke theksuar se Kosova nuk ka shënuar përparim të dukshëm në procesin e integrimit evropian.
Canaj tha se edhe në periudhat kur Kosova kishte institucione funksionale, nuk ishte arritur progres i mjaftueshëm drejt Bashkimit Evropian.
“Me e parë raportin e tanishëm me raportet e viteve të kaluara, nuk ka dallim shumë të madh. Edhe kur kemi pasur institucione, nuk kemi pasur ndonjë progres. Duhet ta kemi parasysh që t’i kemi disa prioritete dhe si t’i arrijmë ato prioritete që e shtyjnë anëtarësimin në BE”, tha Canaj në emisionin Click në RTV21.
Ai shtoi se, ”qeveritë tona më shumë kanë humbur kohë duke i kapur institucionet sesa duke punuar për integrimin evropian”.






