9.6 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Canaj pyet Bislimin: A nuk i zhdukët strukturat ilegale në veri?

- Advertisement -

Ish-diplomati Blerim Canaj, thotë se Qeveria e Kosovës po mashtron në dy aspekte.

Sipas tij, deklaratat e mëparshme të krerëve qeverisës që janë zhdukur strukturat ilegale në veri të vendit qenkan gënjeshtra.

Kjo pasi sipas tij, sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se pala serbe në takim kërkoi që “strukturat serbe të financohen” deri në krijimin e Asociacionit.

“A paska struktura ilegale ende në Mitrovicën e Veriut? Këta {Qeveria e Kosovës} kanë thënë se i kemi zhdukë strukturat ilegale. Ky {Bilsimi?} po thotë që pala serbe në takim kërkoi që t’i paguajnë strukturat ilegale. Pyetja e dytë: A po shkon Bislimi me fol për dinarin? Bislimi ka thënë se ne nuk flasim për dinarin në Bruksel. Automatikisht i kemi dy mashtrime të mëdha, dy gënjeshtra. Si qytetar i Kosovës natyrisht që kjo më irriton dhe për rrugëtimin politik, të cilin po e bën vetë Qeveria”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Canaj tha se çështja e dinarit është temë koti, e krijuar vetëm për konsum të brendshëm të politikë bërjes së partisë qeverisëse.

“Tema e dinarit është temë koti, e krijuar artificialisht me të cilin janë paraqitur si triumfues se ‘ja e hoqëm dinarin’. Mirëpo, tema e njëjtë na u bë temë në Bruksel. A ka pasë nevojë të ndodhte kjo? Kjo ndodhi për shkak të vendimeve at-hoc të pamenduara, apo të menduara vetëm për konsum të brendshëm”, shtoi ai.

Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e dinarit as në takimin e sotëm që u realizua në Bruksel. Pas takimit trepalësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit. Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedimet, që zgjatën më shumë se shtatë orë, ishin “të vështira”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit