9.4 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Arifi thotë se Kosova duhet ta bëjë Asociacionin, mos të humbë kohë me tema të kota në Bruksel

- Advertisement -

Politologu Dritëro Arifi, ka thënë se Kosova duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Arifi ka thënë se vendimi i Këshillit të Evropës, ditë më parë ku i ka kushtëzur Serbisë integrimin në BE me njohjen e Kosovës, tregon se s’ka integrim për asnjë vend pa njohje.

Duke u bazuar në këtë vendim, Arifi në emisionin “Këndi i Debatit: në Tëvë1, ka thënë se Kosova nuk duhet të humbë kohë në Bruksel me “tema të kota”.

“Këshilli i Evropës e ka marrë një vendim para disa dite, që i bije se marrëveshje franko-gjermane është obligative për të dyja palët dhe asnjë vend s’ka mu anëtarësua në BE pa e njofto njëra tjetrën. Nga ai veprim i Këshillit të Ministrave s’kemi çfarë të presim më, çdo ditë që shkojmë në Bruksel me fol për tema të kota është humbje për Kosovën jo për Serbinë”, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë se Kurti nuk duhet të ketë frikë nga Asociacioni, pasi draft-statuti i tij do t’i nënshtrohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit