Analisti Blerim Canaj në “Click” të RTV21, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke i bërë thirrje që të fokusohet në zhvillimet politike dhe institucionale në Kosovë, në vend të angazhimeve jashtë vendit.
Canaj tha se vendi po përballet me një situatë të rënduar politike dhe se prioritet duhet të jetë zgjidhja e krizës institucionale.
“Jo me shku me u rrezit në Greqi e me u marrë me konferenca që nuk sjellin asgjë. Kthehu këtu, rregulloje situatën në këtë vend. Besoni që ky vend është duke shkuar për lesh dhe pikë”, tha Canaj.
Ai tutje ka shtuar se ”Kemi krizë institucionale, s’kemi qeveri, ai ka shkuar atje në plazh me gruan e tij’.






