16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Canaj fajëson “teket e qeveritareve”: Kosova rrezikohet të hiqet nga Procesi i Berlinit

- Advertisement -

Blerim Canaj, ish-diplomat i Kosovës, ka folur në lidhje me paralajmërimet e Gjermanisë rreth mundësisë që të vazhdohet me Procesin e Berlinit pa Kosovën.

Në një prononcim, Canaj vlerësoi se Kosova rrezikon të hiqet nga Procesi i Berlinit.

Për këtë gjendje, Canaj ka fajësuar “teket e qeveritarëve”.

“Definitivisht, rrezikohet të hiqet nga Procesi i Berlinit, sepse unë nuk e besoj që Gjermania do e lë anash autoritetin e vet dhe do ta rrezikojë procesin e Berlinit për shkak të tekeve të qeveritarëve, të cilët shpeshherë të krijohet përshtypja më shumë këto çështje po i përdorin për konsum të brendshëm sesa po i bëjnë diçka të mirë vendit” – tha ai për Kanal 10.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit