Analisti politik Blerim Canaj, ka deklaruar se një pjesë e emrave që janë larguar nga kryesia e LDK-së nuk e kanë parë me simpati rikthimin e Osmanit në parti.
Sipas tij, dinamika e brendshme në LDK mund të ndryshojë nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, duke lënë të hapur mundësinë për përfshirjen e Osmanit në listën zgjedhore.
“Kanë qenë emra që nuk e kanë parë me simpati rikthimin e Vjosa Osmanit. Nëse shkohet në zgjedhje, mendoj që Vjosa Osmani do të jetë pjesë e listës së LDK-së, ndoshta edhe duke i prirë listës,” ka deklaruar Canaj në ”Click” të RTV21.






