Eduardo Camavinga nuk ka bindur në fillimin e sezonit të ri te Real Madridi, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij në skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.
Sipas “AS”, mesfushori francez kishte punuar gjatë verës për t’u rikthyer në formën më të mirë, por paraqitjet në fazën përgatitore, përfshirë ndeshjen ndaj Fiorentinës, nuk kanë qenë në nivelin e pritur.
Edhe pse dha një asistim ndaj skuadrës italiane, loja e tij u shoqërua me pasiguri, ndërsa një kontroll i dështuar i topit u bë viral në rrjetet sociale.
Situata për Camavingan mund të vështirësohet edhe më shumë me rikthimin e titullarëve. Bernardo Silva dhe Aurelien Tchouamdni pritet të shtojnë konkurrencën në mesfushë, ndërsa interesimi për Rodrin e Manchester Cityt mund ta bëjë edhe më të vështirë pozitën e francezit.
Camavinga do të ketë ende mundësi për të bindur Mourinhon, por vendi i tij në formacion nuk duket më i sigurt.






