10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Bzzz”, shkencëtarët krijojnë bletët robot

- Advertisement -

Shkencëtarët kanë krijuar një bletë-robot gjigante që mund të fluturojë edhe në tufë.

BionicBee është 22 cm e gjatë dhe peshon më pak se një fetë buke. Kërkuesit e Festo’s Bionic Learning Netëork kanë krijuar më parë robotë të frymëzuar nga milingonat, kangurët e deri te oktapodi.

BionicBee është objekti më i vogël fluturues që kanë shpikur. Brenda tij ka një mekanizëm për krahët, një pajisje për t’u lidhur me kompjuterin qenndror dhe disa komponentë që krahët të përplasen duke imituar lëvizjen natyrale të bletëve.

Secila bletë ka një sistem GPS brenda që të mund të gjejë vendin e vet në një hapësirë 3D dhe të shpërndajë të dhëna me bletët e tjera robot të ‘tufës’.

Duke përdorur të dhëna në kohë reale, sistemi parashikon fluturimin optimal që secila bletë duhet të ndjekë për të ruajtur formacionin e tufës dhe të shmangë përplasjet. Në këtë mënyrë, bletët lëvizin njësoj si insektet e vërteta.

U deshën dy vite për zhvillimin e këtij projekti, por ende nuk do të shihni bletë robot vërdallë. Pajisja është vetëm një prototip dhe nuk ka ende plane që të vendoset menjëherë në përdorim. Sipas shkencëtarëve, ide të tilla janë një formë “shkëmbimi idesh” dhe me kohën “do të përcaktojnë si këto koncepte mund të integrohen në botën e vërtetë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit