19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

PSG apo Dortmund, sonte mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

- Advertisement -

Sonte zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Paris Saint-Germanit dhe Borussia Dortmundit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në këtë përballje, ekipi gjerman hyn me avantazhin prej 1:0 nga sfida e parë e zhvilluar para një jave.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Niclas Fullkrug në minutën e 36-të.

E tash, Dortmundi do kërkojë ta ruaj avantazhin e një goli, e në krahun tjetër Parisi përmbysjen dhe kalimin në finalen e madhe.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique tha se finalja është qëllimi i vetëm i tyre.

“Qëllimi është finalja, dhe për ta arritur atë, ne duhet të jemi më të mirë se Dortmundi i madh. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe ne duhet të punojmë për të”, tha trajneri Enrique.

Në krahun tjetër, homologu i tij, Edin Terzic thotë se edhe përkundër epërsisë, ata sonte duhet të fitojnë.

“Të shkojmë në Wembley duhet të fitojmë. Ne kemi nevojë për një barazim, por ne duam të fitojmë. Ne kemi një avantazh të vogël dhe një mundësi të madhe. Do të duhet të bëjmë më të mirën, të kemi një plan dhe një ide të mirë. Unë pres një PSG më të mirë se në ndeshjen e parë, por ne duam finalen”, tha trajneri Terzic.

Përballja mes Paris Saint-Germanit e Borussia Dortmundit do të zhvillohet sonte dhe nis nga ora 21:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit