28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Buzhala: Kusari-Lila gënjeu në lidhje me bisedën me Radojiçiq

- Advertisement -

Gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, në Pressing në T7, ka folur në lidhje me bisedën e Mimoza Kusari-Lila me Kryeterroristin Millan Radojiçiq, biseda këto të publikuar në Nacionale.

Sipas Buzhalës, Kusari-Lila gënjeu kur fliste për bisedën e saj me Radojiçiq, atëherë kur iu publikua biseda me Slavko Simiq.

“Fqinjët tonë në Veri thonë ai që rren edhe vjedhë. Këta po gënjejnë kanë gënjy edhe mënjëherë pas publikimit të incizimeve që janë bërë në mes të Simiqit dhe Mimozës. Mimoza thotë në intervista të ndryshme që ka qëllu me Simiqin kur ai e ka lëshu në interfon Radojiçiqin dhe tha unë s’mujta mos me ngu se kesh qaty, edhe tha ju kam përgjigjë në gjuhën shqipe”,

“Ky patriotizmi bajat, nëse s’ka kurgjo kriminale dil kallxo thuaj fola me Milanin. Fakti që po e mbani fshehtë a ka diçka që ka interes publiku me ditë. Kjo nuk është as çështje e dëmtimit të reputacionit të Qeverisë, njejtë do të kishim vepru edhe qeveritë e kaluara”, tha Buzhala.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit