Burim Ramadani: Kurti ka të drejtë të propozojë presidentin, por vendi ka nevojë për kandidat konsensual

- Advertisement -

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve, ka të drejtë ta propozojë kandidatin për këtë post, por sipas tij kjo nuk është zgjidhja më e mirë për tejkalimin e krizës politike.

Postimi i plotë:

Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve ka të drejtë të përzgjedh kandidatin për shërbyes të ri në postin e Presidentit.

Shërbyesen e deritashme vendosi ta zëvendësojë me një shërbyes tjetër.

Tash, a mundet apo nuk mundet – është çështje tjetër!

Të drejtë ka, por gabim e ka! Sepse, më mirë do të ishte të propozohej e të votohej një president konsenual, gjithsesi!

Vetëm kështu mund të kalohet kjo krizë e thellë.

Të ngjashme

Të fundit