8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Bunjaku Rexhepi: Kurti është ushtrues detyre i kryeministrit, asnjëherë nuk flet për të ardhmen

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, në emisionin DPT te Fidani në ATV ka folur rreth aktualitetit politik në vend.

“Premtim kryesor i Qeverisë Kurti ka qenë mbyllja e AKP-së dhe themelimi i Fondit Sovran. Fondi Sovran ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese dhe ende nuk kemi përgjigje. AKP-ja me këtë qeveri e ka valën e 65-të të shitjeve tash pritet vala tjetër. Këta kanë vazhduar tutje me valën e shitjeve. AKP-ja nuk është duke u mbyllur është duke funksionuar. Premtimet e qeverisë janë fjalë koti, populizma dhe mashtrim i qytetarëve”, u shpreh ajo.

Ajo tha se “qeveria Kurti mashtroi qytetarët edhe për themelimin e Fondit Sovran”.

Kurti, tha ajo, “është ushtrues detyre i kryeministrit. Kështu po e luan rolin”.

“Asnjëherë nuk flet për të ardhmen. Po mendon që është në opozitë. Z.Kurti është ushtrues detyre”, u shpreh ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit