1.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Bujar Osmani: Deklarata e Kurtit tejkaloi kufijtë partiakë, ndodhi në një kohë jashtëzakonisht të rrezikshme

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për çështjen e gjuhës shqipe që “rrezikohet” në këtë shtet.

Lidhur me këtë çështje foli drejtpërdrejt në Pressing në T7, ish-ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë Veriore, Bujar Osmani, i cili tha se “kjo deklaratë erdhi si inkurajim për çmontuesit e Marrëveshjes së Ohrit, inkurajim për ata që e nxisin Gjykatën Kushtetuese të marrë vendim për anulimin e Ligjit për Gjuhë”.

Sipas Osmanit, deklarata e Kurtit ka tejkaluar kufijtë partiakë dhe ka ndodhur në një kohë jashtëzakonisht të rrezikshme.

“Z.Kurti ka bërë një fushatë kundër BDI-së, Ali Ahmetit UÇK-së, Maqedonisë së Veriut me vite të tëra. Asnjëherë ne nuk jemi përgjigjë, për shkak se kemi vlerësuar se pozita e kryeministrit të Kosovës është shumë e rëndësishme, për ne Kosova është më e rëndësishme se BDI, mirëpo kjo deklaratë i tejkaloi kufijtë partiakë dhe ndodhi në një moment jashtëzakonisht të rrezikshëm. Ne pothuaj me javë të tëra po alarmojmë ndërkombëtarët me letra, kemi dërguar edhe z.Kurtit letër, Edi Ramës e gjithë shqiptarëve nëpër botë se po përgatitet rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit”, tha Osmani në Pressing.

“Filloi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me 17 tetor e cila ndaloi identifikimin etnik të qytetarëve nga ana e institucionit. Rrënoi parimin e respektimit të legjitimitetit me formimin e qeverisë pa legjitimitet dhe ajo që po përgatitet në Gjykatën Kushtetuese me 10 nene është gozhda e fundit në arkivolin e Marrëveshjes së Ohrit, është situatë serioze”, u shpreh Osmani.

“Tash është koha të na ndihmoni se po çmontohet marrëveshja paqësore për disa muaj. Kjo deklaratë erdhi si inkurajim për çmontuesit e Marrëveshjes së Ohrit, inkurajim për ata që e nxisin Gjykatën Kushtetuese të marrë vendim për anulimin e Ligjit për Gjuhë…”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit