Sipas raportimeve, pasi u paralajmërua nga oficerët për rrezikun e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit apo ilaçeve, Britney deklaroi: “Po, zotëri, e di. Në fakt, mamaja ime vrau një burrë me biçikletë, por unë nuk e kam bërë kurrë më parë këtë”.
Më pas ajo shtoi: “Dhe asgjë nuk i ndodhi asaj! Pse nuk e arrestuan? Si i shpëtoi mamaja ime të gjitha këtyre?”
Deklaratat lidhen me librin autobiografik të Lynne Spears, “Through the Storm”, ku ajo rrëfen një aksident të ndodhur në vitin 1975 në Luiziana, kur makina e saj goditi 12-vjeçarin Anthony Winters në kushte të vështira atmosferike. Sipas burimeve, ajo nuk u akuzua për incidentin.
Pamje të tjera nga ndalimi tregojnë Britney Spears duke dështuar në testin e maturisë dhe duke pranuar se kishte konsumuar alkool dhe marrë ilaçe me recetë, përfshirë Prozac, Adderall dhe Lamictal.
Pas arrestimit, këngëtarja u regjistrua përkohësisht në rehabilitim, ndërsa më vonë pranoi një marrëveshje për një vepër më të lehtë penale dhe u dënua me një vit kusht, si edhe me ndjekjen e një programi edukimi për alkoolin.






