-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Britania e mbështet deklaratën e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

- Advertisement -

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

Abbott tha se Britania e Madhe i qëndron pas deklaratës së 27 vendeve të Bashkimit Evropian “që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive, të sinqertë dhe pa vonesa të mëtejshme”  për sa i përket dialogut.

Në deklaratën e 27 vendeve të BE-së bëhet thirrje për konfidencialitet në dialog, zgjedhje të reja në veri e themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përveç Britanisë, mbështetje publike deklaratës së BE-së i ka dhënë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit