29.3 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Britania do të vaksinojë kundër Covid-19 fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç

- Advertisement -

Britania e Madhe nga kjo javë do të fillojë të vaksinojë edhe fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç, të cilët janë më të rrezikuar nga koronavirusi, tha të dielën Shërbimi Kombëtar i Shëndetit shtetëror.

Britania, më vonë se shumë shtete të tjera e ka futur në përdorim këtë masë, si dhe nuk po planifikon të vaksinojë të gjithë grupmoshën, ndryshe nga vendet tjera si Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

NHS Anglia deklaron se me dozën e parë të vaksinës do të vaksinohen kjo grupmoshë e fëmijëve, në përputhje me këshillat e lëshuara muajin e kaluar nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinat dhe Imunizimin.

Infeksionet janë aktualisht të larta në mesin e nxënësve të shkollës në Angli, me Zyrën për Statistikat Kombëtare që vlerëson se gati 12 përqind e nxënësve të shkollave të reja kishin koronavirus në javën që përfundon më 22 janar, shkruan Reuters.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit