1.9 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Brenda rezidencës luksoze që Shakira dhe Pique e kanë nxjerrë në shitje (Foto)

- Advertisement -

Pasi këngëtarja kolumbiane, Shakira dhe futbollisti spanjoll, Gerard Pique, arritën një marrëveshje për ndarjen e tyre, dyshja thuhet se ranë dakord të shesin vilën e tyre spektakolare në Barcelonë, ku jetonin së bashku.

Përkatësisht, çifti kanë arritur marrëveshjen për kujdestarinë javën e kaluar, sipas të cilës këngëtarja do të transferohet në Miami me dy djemtë e tyre.

Mediat spanjolle tani po raportojnë se çifti ka vendosur të shesë shtëpinë ku kanë jetuar së bashku dhe çmimi i saj pritet të jetë deri në 13 milionë euro.

Vila 380 metra katrorë e ish-çiftit ndodhet në Esplugues de Llobregat, një zonë private rreth gjysmë ore me automjet nga qendra e qytetit.

Fotografitë e saj u shfaqën në në Tëitter, duke dhënë një vështrim në shtëpinë e ish-çiftit të famshëm.

Ju mund të shihni dizajnin e gjerë me ngjyra neutrale dhe mobile moderne, ndërsa duket një pamje spektakolare e qytetit.

Vila ka gjithashtu një fushë të vogël futbolli të ndërtuar nga Pique, ndërsa ka edhe studion e saj të regjistrimit dhe palestrën.

Çifti i dikurshëm ndante shpesh fotografi dhe video nga shtëpia e tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit