Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda po shkëlqen në sezonin aktual te skuadra e Leipzigut që bën gara në Bundesligën e Gjermanisë.
Forma e mirë e Grudës, ka bërë që ai të ftohet nga selektori i Gjermanisë, Juergen Klopp për grumbullimin e këtij muaji.
Në fakt, Gruda ishte ftuar edhe për grumbullimin e shkuar por shkaku i lëndimit nuk ka mundur të jetë në dispozicion të selektorit Klopp.
Kështu që, Gruda pritet të jetë startues në njërën prej dy ndeshjeve të Gjermanisë që i luan me Serbinë dhe Holandën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Bazuar në statistikat e fundit, Gruda po del të jetë dribluesi më i mirë në Top-5 ligat e Evropës, duke u shndërruar në yll të skuadrës së Leipzigut.
Ai ka 6.1 driblime të suksesshme për 90-të minuta lojë, duke i prirë listës, në të cilën janë edhe Yan Diomande i Real Madridit me 4.4 dhe Lamine Yamal i Barcelonës me 4.3 driblime.
Gruda deri më tani, ka 13 paraqitje për Leipzigun në të gjitha garat, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 5 asistime.






