​Botërori sjell tri duele të zjarrta eliminatore

- Advertisement -

Botërori 2026 vazhdon sot me tri përballje të rëndësishme të fazës së 1/16 së finales, ku favoritët për titull do të kërkojnë një vend në çerekfinale. Në program janë duelet Brazil–Japoni, Gjermani–Paraguai dhe Holandë–Marok.

Ndeshja e parë e ditës do të zhvillohet mes Brazilit dhe Japonisë, nga ora 19:00 ndërsa më pas Gjermania do të përballet me Paraguain, me fillim nga ora 22:30, në një duel ku të dyja skuadrat synojnë vazhdimin e aventurës në turneun më të madh të futbollit.

Mëngjesi i së martës sjellë sfidën mes Holandës dhe Marokut, një përballje që pritet të jetë ndër më interesantet e kësaj faze, me të dyja kombëtaret që kanë lënë përshtypje të mira gjatë fazës së grupeve dhe synojnë një vend në tetëshen më të mirë të Botërorit.

Të ngjashme

Të fundit