28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Borrell: Vrasja e civilëve në Gazë, kundër të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare

- Advertisement -

Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka reaguar pas sulmeve të Izraelit në Gazë.

Në një postim në “X”, ai ka thënë se vrasja e shumë civilëve, përfshirë fëmijëve, është kundër të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare.

“Gaza është në errësirë të plotë dhe izolim ndërsa granatimet e rënda vazhdojnë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt paralajmëron për situatën e dëshpëruar të banorëve të Gazës pa energji elektrike, ushqim, ujë. Shumë civilë, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë. Kjo është kundër të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit