8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Boris Johnson në librin e ri përmend Thaçin: Kosova në periudhë të vështirë, presidenti Thaçi u detyrua të jepte dorëheqje

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ditë më parë ka botuar një libër me memoaret e karrierës së tij si kryeministër britanik. Në librin që mban titullin “Unleashed”, Johnson ka përmendur shumë burrështetas botërorë. Johnson aty shkruan edhe për marrëdhëniet e tij shumë të mira me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ai shkruan se me presidentin Thaçi ruan kujtime shumë të mirë në takimet e shumta që kanë zhvilluar. “Unë pata një pritje shumë të ngrohtë nga presidenti Hashim Thaçi dhe kam mbajtur gjithmonë marrëdhëniet më miqësore me të”, shkruan ish-kryeministri britanik në librin e tij. Në librin “Unleashed” që ka dalë në shitje në fillim të kësaj jave, Johnson flet për një periudhë shumë të vështirë që gjendet Kosova, pasi Thaçi u detyrua që të jepte dorëheqje si President i Kosovës. Ish-presidenti Hashim Thaçi kishte zhvilluar shumë takime me ish-kryeministrin britanik Johnson në  Londër, New York dhe në vende të tjera të botës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit