28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Borë në qytetin e Pukës të Shqipërisë

- Advertisement -

Banorët në qytetin e Pukës, janë zgjuar sot të rrethuar nga dëbora.

Reshjet e nisura në orët e para të mëngjesit dhe që vazhdojnë edhe tani, e kanë çuar deri në 25 centimetër, trashësinë e bores në qytet.

Kjo ulje e menjëhershme e temperaturave ka zënë të papërgatitur banorët e Pukës, të cilët pak ditë më parë shijuan verën e parakohshme, kur termometri shkoi deri në 30 grade celsius. Deri tani nuk ka probleme në Puke.

Ndërkohë reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe zonën e Qafë Thores, që është pika me e lartë në Theth dhe Vermoshin në Kelmend. /Topchannel/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit