Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në një mision ndërkombëtar stabilizues në Rripin e Gazës. Misioni është i mandatuar nga Kombet e Bashkuara dhe synon të mbështesë përpjekjet për siguri në këtë territor.
Bordi i Paqes përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ka bërë të ditur se pjesëtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë bashkuar kontingjentit që do të shërbejë në Gaza.
Sipas njoftimit, ata do të angazhohen në fusha të ndryshme, duke përfshirë logjistikën dhe çështjet civile.
ISF mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet për siguri në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në njoftim.






