16.9 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Bora Zemani moderatore e “Big Brother VIP Albania”?

- Advertisement -

Okay, që të jemi të qartë, ky diskutim nuk do të bëhej fare, nëse nuk do ishin aludimet për një ‘krisje” në marrëdhënien mes producentëve të reality show-t dhe moderatore tashmë ikonike të formatit, Arbana Osmanit. Edhe pse në të kaluarën ka pasur të tilla lajme se Arbanën nuk do ta shihnim më në drejtimin e programit shumë të ndjekur, por ajo ka qenë gjithnjë aty, këtë vit duket se ka pasur vërtetë përplasje, gjithmonë sipas mediave e burimeve në Top Media dhe tani janë duke u shqyrtuar edhe emra të rinj për moderlimin e emisionit.

Një prej këtyre emrave është ai i Bora Zemanit, e cila është pyetur pas përfundimt të natë së fundit të “DWTS” për këto zëra dhe ndryshe nga herët e tjera, Bora është përgjigjur me pyetje dhe duke ja lënë në dorë publikut të shprehet për këtë gjë. Gjë që në fakt ndodh rrallë, sepse zakonisht për të tilla pyetje, sidomos për “BBVIP” jepet gjithnjë një përgjigje diplomatike ose mohoet menjëherë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit