Analisti Ilir Mirena nuk e ka përjashtuar mundësinë që Albin Kurti të “peshkoi” deputetë nga opozita për të formuar Qeverinë e re.
Ai ka bërë me dije se Kurti do t`i përdor të gjitha kartat për të qëndruar në pushtet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar VV-ja është në “gjah” për deputetë të tillë.
“Po qarkullojne llafe qe partia e Albin Kurtit eshte ne gjah te prostituimit te ndonje deputeti nga partite e tjera. Kurti s’ka lane te zeze pa ba per me ardh ne pushtet, dhe sigurisht s’len t’zeze pa ba me mbet edhe me tej. Ama, m’u pak tuj kesh, qysh prej 500 mije k’ëjave, ra n’deregje me lyp me qiri dikend e me ja rras gushen pare per nje vote. Shume pare, premtime per poste e kontrata duhet me dhane se per ideal kush me mend n’kry nuk del kah partia e Kurtit. Kush kalon andej ne kete kohe ka marr diçka te majme prej ketyre qe i permenda. Poshte ka ra luani i militantave”, ka shkruar Mirena.