28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Blerim Latifi tregon arsyen kryesore pse PDK ia vuri përballë Kurtit Bedri Hamzën

- Advertisement -

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar shpalljen e Bedri Hamzës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Sipas Latifit, PDK-ja e ka vendosur Hamzën si kandidat pasi është profil ekonomik dhe i kundërvihet Kurtit si një politikan që merret me “tema të mëdha”.

Në këtë mënyrë, Latifi thotë se PDK-ja dëshiron t’i trajtojë në fushatë temat që lidhen me problemet ekonomike të qytetarëve.

“Më duhet ta theksoj se PDK-ja duke e vendosur Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, mbase është duke menduar që ta prek këtë segment, sepse Bedri Hamza nuk njihet si politikan i temave të mëdha, nuk njihet si politikan për ballafaqim e as me profil historik, nuk është figurë historike. Është një politikan që qytetari i Kosovës i asoson me ekonomi, me problemet ekonomike. Mbase PDK-ja po mendon që profilit të Albin Kurtit si lider me bagazh historik me ia kundërvy një lider që qëndron me këmbë në tokë dhe merret me problemet ekonomike”, ka thënë Latifi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit