Blerim Latifi: Haradinaj mbijetoi dy “ofensiva”, u rikthye sërish në betejën politike

- Advertisement -

Profesori Blerim Latifi ka publikuar një vlerësim për figurën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e përshkruar rrugëtimin e tij politik dhe ushtarak si të karakterizuar nga qëndrueshmëria dhe rikthimi pas sfidave të mëdha.

Sipas Latifit, gjatë kohës së luftës çlirimtare, Haradinaj iu bashkuan shumë persona, por jo të paktë edhe e braktisën, ndërsa ai, siç thotë analisti, mbeti i palëkundur.

Ai, megjithatë, mbeti. Shpesh me fare pak njerëz pas vetes, por gjithmonë me të njëjtin vendim: ta vazhdonte luftën deri në fund, të mos dorëzohej kurrë. Deri në frymën e fundit. Dhe në fund ia doli”, ka shkruar Latifi.

Ai shton se 27 vjet më vonë, ndaj Haradinajt u zhvillua një tjetër “ofensivë”, kësaj here sipas tij politike dhe morale.

“Nuk lanë predhë morale pa hedhur drejt tij. Drejt të gjallëve e të vdekurve të tij. Dhe shumëkush mendoi se kishte marrë fund”, shkruan Latifi.

Megjithatë, sipas tij, Haradinaj nuk u dorëzua dhe u rikthye sërish në arenën politike.

“Por ai prapë nuk u dorëzua. Nuk i ligështua. U nis edhe një herë në betejën e tij për jetë a vdekje politike. Me të njëjtin vullnet: deri në frymën e fundit. Dhe përsëri ia doli”, përfundon Latifi.

Të ngjashme

Të fundit