Dje banorët kishin sfidën e kapitenit për këtë javë në Big Brother VIP Kosova 2. Dy banorët që shkuan deri në finale ishin Blerando dhe Vesa.
Banori që për të tretën herë radhazi u zgjodh kapiten i javës ishte Blerando.
Vesa me shaka e ka pyetur Blerandon se “pse s’më le ta fitoja lojën”.
Blerando tha se ishte duke e lënë Vesën ta fitonte lojën “por, ti tregove se çfarë shoqe ke”, ku e kishte fjalën për Albën.
Ndërsa, Alba reagoi menjëherë duke thënë se “mos me thuaj se e kam fajin unë, mos e kthe lojën tek unë, je shumë mistrec”.
Kurse, Blerando iu kundërpërgjigj duke i thënë Albës se ka dashur t’ia lëshojë lojën “por, kjo ka treguar çfarë personaliteti ka”.