15.4 C
New York
Tuesday, September 22, 2026

Buy now

Kush është i dashuri turk që ia morri zemrën Fjolla Morinës?

- Advertisement -

Fjolla Morina ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një surprizë romantike, duke lënë të hapur dyshimet se në jetën e saj mund të ketë hyrë një person i ri.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram Story një foto të një buqete të madhe me trëndafila të kuq, në qendër të së cilës është formuar shkronja “F” me trëndafila të bardhë, iniciali i emrit të saj.

Ajo e ka shoqëruar pamjen me fjalën “Aşk”, që në shqip do të thotë “Dashuri”, si dhe me një zemër të kuqe.

Detaji ka mjaftuar për të nxitur kureshtjen e ndjekësve, pasi këngëtarja nuk ka zbuluar se kush fshihet pas kësaj dhurate. Fjolla ka zgjedhur ta mbajë identitetin e personit që i ka bërë surprizën larg vëmendjes së publikut.

Postimi vjen pas një periudhe të trazuar në jetën sentimentale të këngëtares. Fjolla ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, por më vonë u tërhoq nga reality show për shkak të mirëqenies së saj.

Pas daljes nga shtëpia, lidhja e saj e atëhershme mori fund dhe dyshja vazhdoi në rrugë të ndara. Periudha e kaluar në reality show dhe vëmendja e madhe publike shoqëruan edhe jetën private të këngëtares.

Tashmë, surpriza e fundit ka rikthyer vëmendjen te jeta sentimentale e Fjollës. Megjithatë, pavarësisht mesazhit “Dashuri” dhe buqetës romantike, ajo nuk ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo nëse pas kësaj dhurate qëndron një person i veçantë në jetën e saj.

Kush është i dashuri turk që ia morri zemrën Fjolla Morinës?

Të ngjashme

Të fundit